-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

QKUK edhe 4 milionë euro “Lagunës”

Qendra Klinike Universitare e Kosovës edhe një herë i ka besuar tenderin për pastrimin e hapësirave të brendshme kompanisë “LAGUNA”.

Afro 4 milionë euro ka marrë kjo kompani për tenderin “Pastrimi i hapësirave te brendshme te QKUK-së”, të shpallur dje në KRPPm shkruan Gazeta Fjala.
E njëjta kompani ka qenë fituese e po të njëjtit tender edhe 3 vite më parë, vlera e të cilit ishte hiq më pak se 3 milionë euro.
E për punën e këtij operatori ka pasur reagime nga edhe nga operatorët e tjerë ekonomik që kanë konkuruar në tender.
Ndërkohë që mediat kohë më parë kanë raportuar se kompania ‘Laguna’, në kohën kur pati marrë tenderin e parë për pastrimin e hapësirave të QKUK’së nuk kishte as edhe një ditë përvojë pune në fushën e pastrimit.
Madje në kohën kur për herë të parë kishte fituar tenderin ‘LAGUNA’, për punën që thirrej të bënte nuk kishte as fshesa e as kaci. “Ne e kemi marrë tenderin për pastrim por jemi në konzorcium më “Toi For”.Nuk jemi marrë me pastrim, të tregova unë qe sa jemi themeluar. Ne jemi në konzorcium dhe me kompaninë që ne jemi në konzorcium, ajo kompani sigurisht që ka pas tenderë”, thotë ai duke e konfirmuar se nuk janë marrë më herët me pastrim. “Diçka inekzistente nuk mundet mu marrë me pastrim dhe derisa ne nuk kemi ekzistuar nuk kemi pas qysh mu marrë me pastrim”, kishte thënë para tre viteve menagjieri i kësaj kompanie.
Ndërkohë që në njoftimin për tender të datës 31 gusht të vitit 2016, në garë kanë qenë dy kompani. Kontrata është dhënë me 29 gusht, ndërsa e njëjta pritet të nënshkruhet me 8 shtator të vitit 2016.
Në ueb faqen zyrtare të Agjencisë së regjistrimit të bizneseve shihet se kompania “Laguna” me pronar Lorik Azemin gjithsej kapital ka 2 mijë e 500 euro edhe pse kriter për ta fituar tenderin ka qenë qarkullimi prej dy milionë euro./GazetaFjala/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img