0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

QKTGJ: Nevojat për gjak po shtohen, i ftojmë qytetarët që të dhurojnë vullnetarisht

Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut nëpërmjet një postimi ka bërë thirrje nga qytetarët që të dhurojnë gjak.

Në njoftim thuhet se kjo thirrje është bërë për shkak të numrit në rritje të kërkesave për gjak e produktet të tjera të gjakut.

Në vijim mund të gjeni qendrat ku mund të dhuroni gjak, sidhe njoftimin e TGJK:

Meqenëse jemi në sezonën e verës dhe shtohen kerkesat për gjak dhe produkte të gjakut, dhe organizimet e aksioneve të dhurimit të gjakut sjellin më pak dhurues (për shkak të pushimeve verore) lusim qytetarët të cilët gëzojnë shëndet të mirë të lajmrohen në qendrën më të afërt për të dhuruar gjak.

Orari i punës:

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut Prishtinë: punon çdo ditë pune 8:00 deri 18:00 dhe vikendit 09:00 deri 16:00 ndersa

Regjionet : Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj çdo ditë pune 7:00 deri 14:00.

Më datë 11-12 Gusht 2023 Ekipa e Transfuzionit te gjakut do të jetë në teren nê Sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë nga ora 10:00 deri 17:00.

“Dhuro gjak, Shpëto jetë”.

Kujtojmë që javë më parë edhe kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img