1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

QKSS me skenarë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot do të bëjë lansimin e analizës: “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë- Rasti i INTERPOL-it”.
Sipas njoftimit për media, kjo analizë për herë të parë trajton një çështje tejet aktuale në funksion të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.
“Mos-anëtarësimi në INTERPOL ka për pasojë jo vetëm bashkëpunimin e sigurisë dhe ndarjen e informacioneve por edhe faktin që qytetarët tanë i ekspozohen rreziqeve të arrestimeve sidomos në territorin e Serbisë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se analiza vjen si pasojë e dështimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe domosdosë që “beteja” e ardhshme për anëtarësim në INTERPOL të jetë sa më e përgatitur dhe e bazuar në një skenim të gjendjes.
“Përmes kësaj analize, QKSS do të ofroj dy skenarë konkret për qasjen e Kosovës në INTERPOL, bazuar në një analizë disa mujore”, thuhet në fund të njoftimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img