Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Ky njoftim vjen pas atij se sot është mbajtur një protestë nga ana serbe, për siç u tha “në mbrojtje të serbëve në Kosovë”.
QKMK pati apeluar dje tek të gjithë qytetarët që të shmangën pikëkalimet kufitare me Serbinë, në mënyrë që të mos ketë incidente.