7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

QKMF në Ferizaj largon infermierët me përvojë, për të punësuar ata pa përvojë

Dhjetë vjet të jetës se tyre ia kushtuan punës si infermierë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Megjithëse të punësuar nga organizata shëndetësore Caritas, dy infermierë janë të dëshpëruar me punëdhënësin e tyre.

Ata mbetën të papunë.

Në një rrëfim për Kiksin, ankesat e tyre u drejtuan kundrejt qendrës dhe menaxherit të kontratave Caritas në këtë qendër.

Zhgënjimi i tyre u rrit kur kuptuan se kontratat e reja iu bënë infermiereve pa përvojë punë.

Sipas ish-punëtorëve, të cilët punuan afër një dekadë në këtë qendër, në grupin e ri të të përzgjedhurve të këtij projekti, u thirrën punëtorë, përvoja e disa prej të cilëve ishte vetëm disamujore, por jo edhe ata të cilët përvojë pune kishin deri në 10 vjet.

Një gjë të tillë e pranon menaxheri i kontratave Caritas në këtë qendër, Xhevdet Haxhidema.

Por Haxhidema thotë se qendra, kërkesën në Caritas e dërgoi në bazë të profileve të të cilëve ata si qendër patën nevojë.

Për Kiksin, Haxhidema mohon në mënyrë të prerë të ketë pasur ndikim në përzgjedhjen e punëtorëve nga Caritasi.

Ish-punëtorët në këtë qendër ankesa patën edhe sa u përket kontratave.

Sipas tyre, kontratat i nënshkruanin vetëm pak muaj para se t’u mbaronte ajo edhe pse ata kishin punuar për 2 vjet.

Për KIKS-in, në mënyrë anonime, ata rrëfyen që në atë mënyrë puna e tyre bëhej pa kontratë dhe ndiheshin të pasigurt, në rast se do t’u ndodhte diçka, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Një gjë të tillë e mohon menaxheri i këtyre kontratave në QKMF në Ferizaj.

Haxhidema tha se ndonjë mungesë mund të ketë ndodhur gjatë periudhës së pandemisë për shkak të situatës së pazakontë, por asnjëherë tjetër.

Mungesa e pagës mujore ishte problemi tjetër, me të cilin ishin përballur punëtorët shëndetësorë me kontratë Caritas.

Sipas tyre, mungesa e pagave ndonjëherë arrinte deri në gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj ata detyroheshin që, edhe pse të punësuar, të zhyteshin në borxhe.

Problematikën e mungesës së pagave e pranon edhe vetë menaxheri Haxhidema.

Për KIKS-in, ai tha se në kohën kur komuna kishte kriza financiare, pësonin këta punëtorë, pasi që financimi i tyre vinte nga komuna.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img