Site icon PrishtinaPress

Qitja luftarake me mortaja, pamje nga trajnimi i përbashkët mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dje kanë përfunduar trajnimin për qitje luftarake me mortaja nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore të Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një video përmbledhëse gjatë këtij trajnimi.

Ai ka shkruar se “Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Në video ka folur edhe toger Edin Oruqi nga regjimenti i II-të i FSK-së.

“Shpresoj që në të ardhmen do të ketë më shumë kësi trajnime për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendove dhe për të rritur profesionalizimin në dy ushtritë tona”, shprehet toger Oruqi.

 

Exit mobile version