Site icon PrishtinaPress

Qiproja nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Madje, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ai tha se këtë qëndrim nuk e ka në plan ta ndryshojë.

Theophylactou shtoi se “është e qartë se Prishtina është ajo që nuk i respekton obligimet dhe e cila duhet të nisë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, si e vetmja kornizë për avancim në dialog”.

“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, tha ambasadori qipriot në Beograd./Prishtinapress/

Exit mobile version