-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qipro shpëton 115 emigrantë sirianë në tre ditët e fundit

Policia në Qipro i shpëtoi 18 emigrantë sirianë të hënën, pasi anija e tyre nisi të mbushej me ujë rreth 3.5 milje larg bregdetit juglindor të vendit ishullor të Mesdheut.

Policia tha më 21 gusht se 11 burra, tre të mitur të pashoqëruar, një grua dhe tre fëmijët e saj kishin nisur lundrimin nga Tartus, Siri, dhe u sollën në breg nga një anije patrulluese e policisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Qipros raportoi se gruaja dhe fëmijët e saj u dërguan në spital, pasi njërit prej fëmijëve i kishte rënë të fikët.

Raportohet se anija e emigrantëve u fundos.
Katërmbëdhjetë emigrantët e tjerë u dërguan në një qendër pranimi në perëndim të kryeqytetit, Nikozia.

Një 23-vjeçar u paraburgos nën dyshimin se ka ndihmuar në hyrjen e jashtëligjshme të emigrantëve, tha policia.

Në dy ditët e kaluara, policia i kishte shpëtuar edhe 97 sirianë të tjerë në dy anije të ndryshme.

Policia tha se e kishte vërejtur të dielën një anije rreth 12 metra të gjatë me 57 burra, gjashtë gra dhe 23 fëmijë në bord, rreth 14 milje larg bregdetit juglindor të ishullit. Të gjithë 86 njerëzit, të cilët ishin nisur nga Libani, u nxorën në breg nga një anije patrulluese e policisë dhe pastaj u dërguan në qendrën e pranimit të emigrantëve.

Katër burra të moshës mes 18 dhe 30 vjeç u arrestuan dhe përballen me akuza për lehtësimin e hyrjes së jashtëligjshme të emigrantëve, tha policia.
Të shtunën, policia e vërejti një anije tjetër të vogël me 11 emigrantë në bord, rreth gjashtë milje larg bregdetit juglindor të Qipros. Dhjetë burra dhe një i mitur i pashoqëruar ishin nisur nga Libani me anijen e tyre tre metra të gjatë, sipas policisë. Tre burra të moshës mes 31 dhe 37 vjeçe u arrestuan.

Ministria e Brendshme e Qipros tha se ka rritje të ardhjes së emigrantëve sirianë përmes detit në muajt e fundit, megjithëse kërkesat për azil kanë rënë dukshëm si pasojë e veprimeve të Qeverisë për ta frenuar ardhjen e tyre, posaçërisht nga Afrika sub-Sahariane.

Për t’i dekurajuar emigrantët, Qeveria e Qipros vendosi t’i përjashtojë emigrantët të cilët vijnë pas 1 janarit të këtij viti nga e drejta për t’u dërguar në një vend tjetër të Bashkimit Evropian./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img