Site icon PrishtinaPress

Qindra specializantë nënshkruajnë kontratat në Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetje financiare

Qindra specializantë vollunter kanë nisur nënshkrimin e kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë. Më në fund, pas shumë vitesh, edhe ata po nisin të paguhen nga shteti.

Kuadrot profesionale të cilat dikur rrezikoheshin të largoheshin për shkak të mos stimulimit nga shteti, tani kanë një arsye më shumë për të qëndruar në Kosovë.

Këto dy ditë, në Ministrinë e Shëndetësië kanë nënshkruar kontrat mbi 300 specializantë, të cilët nga ky muaj do të përfitojnë mbështetjte financiare. Kjo u bë e mundur pas ndryshim plotësimit të Udhëzimit Administrativ të cilin e inicioi ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kurse, dje, Minsitria e Shëndetësisë ka nënshkruar edhe kontratën kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, përmes së cilës u rritet paga e kujdestarisë deri në 45 për qind të gjithë profesionistëve shëndetësor. Gjatë këtij muaji pritet që të miratohet edhe ligji për paga.

Exit mobile version