Kuadrot profesionale të cilat dikur rrezikoheshin të largoheshin për shkak të mos stimulimit nga shteti, tani kanë një arsye më shumë për të qëndruar në Kosovë.
Kurse, dje, Minsitria e Shëndetësisë ka nënshkruar edhe kontratën kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, përmes së cilës u rritet paga e kujdestarisë deri në 45 për qind të gjithë profesionistëve shëndetësor. Gjatë këtij muaji pritet që të miratohet edhe ligji për paga.