3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qindra policë në kërkim për të dyshuarin për vrasjen e 18 personave në SHBA

Qindra policë dhe agjentë të FBI-së janë angazhuar në kërkim të rezervistit të ushtrisë amerikane, i cili dyshohet se të mërkurën vrau 18 personave dhe plagosi 13 të tjerë në një sulm masiv në qytetin Lewiston, në shtetin Maine SHBA.

I dyshuari Robert Card, thuhet se është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Shkollat dhe bizneset janë mbyllur dhe njerëzit janë larguar deri në 80 km larg vendit ku u krye sulmi, raporton BBC.

Të enjten mbrëma, policia bastisi një pronë në qytetin fqinj Bowdoinin.

Policia ka bërë të ditur se po punon me kujdes të shtuar dhe po gjurmon çdo pistë në një përpjekje për ta gjetur dhe kapur të dyshuarin.

Tragjedia e së mërkurës është cilësuar si më e rëna në SHBA për këtë vit.

Kjo ngjarje konsiderohet të jenë ndër më të këqijat të regjistruara në Maine, që është një nga shtetet më pak të populluara të SHBA-së. Mine vlerësohet se ka nivele të larta të posedimit të armëve, por nivele relativisht të ulëta të incidenteve me armë. Numri i viktimave të së mërkurës, pothuajse përputhet me numrin e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në këtë shtet gjatë gjithë vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img