-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qindra miliona për shpenzime të derivate të naftës në Kosovë

Shpenzimet për derivate të naftës po dalin të jenë të larta nga qytetarët e Republikës. Për vetëm një vit, në Kosovë shpenzohen mbi pesëqind milionë euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tregoi për “Indeksonline” disa statistika të cilat i shpenzojnë kompanitë në sektorin e naftës.

Sipas tij, për vetëm një vit sasia karburantit që futet në Kosovë shkon në miliona euro vlerë.

“Për vetëm 1 vit në vendin tonë import të naftës kemi përafërsisht 600 milionë euro”, ka thënë ai, duke specifikuar se sektori i naftës i paguan taksa shtetit  rreth 300 milionë euro.

Nafta të cilin e përdorin banorët e Kosovës vije kryesisht nga vendet e regjionit.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve konfirmoi se importi bëhet nga shtetet fqinje; Shqipëria, Maqedonia, Greqia si dhe Serbia.

Vlen të theksohet se në vendin tonë operojnë hiq më pak se 851 pika të karburantit, duke përfshirë  edhe disa ilegale.

Vetëm në Mitrovicën e Veriut aktualisht operojnë 50 pika, 10 prej tyre janë me licencë valide ndërsa rreth 40 pika tjera operojnë ilegalisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img