1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

QIKA kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Donjeta Pajazitajn

Rrjeti i organizatave QIKA kanë reaguar së fundmi për vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015, duke thënë se ka krijuar shqetësim e paqartësi të mëdha në opinionin publik.

Në njoftim thuhet se rasti është trajtuar në gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë dhe janë marrë vendime diametralisht të kundërta në shkallë të ndryshme.

“Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh.”

Këto ndryshime të vendimeve të drejtësisë, ato i quajnë laramani që ilustron dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Donjeta është një viktimë e femicidit dhe për të nuk ka ende drejtësi. Vrasësi i saj është në liri. Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!”, thuhet tutje në komunikatë.

Naser Pajazitaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt është lirua  gjatë ditës së djeshme me vendim të Gjykatës Supereme, ndërkaq lirimi i tij nga aktakuza ngjalli reagime të shumta./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img