0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Qika” dhe RrGGK-ja me aksion, kërkojnë drejtësi për Sebahate Morinën

Organizata “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, kanë mbajtur një aksion simbolik para tri institucioneve: Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Arsyeja e këtij aksioni ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e së ndjerës Sebahate Morina.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se në këtë aksion kanë kërkuar përgjegjësi për dështimin e këtij rasti.“Aksioni i sotëm është sepse ne e kemi parë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për disa shkelje që janë bërë nga institucionet tona në trajtimin e rastit të së ndjerës Sebahate Morinës”.“Kemi dalë për me u bë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi që menjëherë të marrin masat e duhura ndaj zyrtarëve që kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën”, tha ajo/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img