Organizata Qika, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar deputetes, Ganimete Musliu, e cila në senacën e sotme të Kuvendit ka thënë se në Kosovë nuk ka femicid, madje edhe ka ironizuar me termin.
Sipas kësaj organizate, deklarata e Musliut përkrahë kulturën e mosndëshkimit, arsyeton vrasjen e grave dhe përjetëson ciklin e dhunës.