Home Lajme Qeveritarët, të bindur se brenda këtij viti kosovarët do të lëvizin pa...

Qeveritarët, të bindur se brenda këtij viti kosovarët do të lëvizin pa viza

Në kohën kur procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon drejt fundit disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania e Spanja vazhdojnë të kenë hezitime.

Ndërkohë që institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar mbështetjen e tyre, në të kundërtën këto shtete mund të bllokojnë heqjen e regjimit të vizave për kosovarët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave me shtetet e zonës Schengen, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të kenë hezitime sa i përket kësaj çështjeje.

Prandaj institucionet e Kosovës pritet të intensifikojnë lobimin për të siguruar përkrahjen e Francës, të Holandës, të Gjermanisë e të Spanjës, të cilat ende nuk kanë një qëndrim definitiv nëse duhet të votojnë pro heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Zyrtarët qeveritarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës shprehen të bindur se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian brenda këtij viti do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Exit mobile version