Site icon PrishtinaPress

“Qeverisje e lloçit, mykut e mashtrimit”- Haziri vazhdon me kritika ndaj kryetarit të Gjilanit

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë thuajse të përditshme kritikat ndaj kryetarit aktual, Alban Hyseni.

Haziri ka përshkruar qeverisjen e Hysenit si të paefektshme dhe jo-transparente.

“Në rolin e tij si pjesë e opozitës, këtë fundjavë Haziri ka cilësuar administratën e Hysenit si simbol të neglizhencës dhe keqmenaxhimit, duke e quajtur atë ‘qeverisje e mbështetur në inerci, paaftësi dhe tromaksie në dëm të qytetarëve’”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së, po ashtu ka akuzuar drejtuesit e tanishëm për një qasje që përfaqëson “një mungesë të thellë të punës, njohurisë, të sinqeritetit dhe të interesit për të zhvilluar politika që nxisin përparimin e qytetit.

Haziri ka vënë në dukje se diskriminimi ndaj qytetarëve tashmë është bërë një normë në administrimin e qytetit të Gjilanit.”

“Qyteti ynë meriton shumë më tepër; qytetarët e Gjilanit pretendojnë për një standard të lartë të qeverisjes dhe një angazhim më të madh në realizimin e projekteve zhvillimore,” shkroi Haziri në Facebook.

Exit mobile version