2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeverisja e Gjenevës shembull për qeverisjen lokale në Kosovë

Me ftesë të Eric Bertinat, President i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Gjenevës, një delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini ka marrë pjesë në punimet e seancës së Parlamentit të Gjenevës.

Presidenti i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Gjenevës Eric Bertinat shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me të gjitha nivelet institucionale biznesore dhe akademike të Kosovës , duke i bart përvojat e mira në Republikën e Kosovës si shembull qeverisja efektive lokale, që ka të bëjë më ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. A shtoi se është i gatshme që çfarëdo kërkese që vjen nga Kosova për organizime ekonomike dhe politike ti mbështes këto iniciativa në Gjenevë por edhe ta vizitojë Kosovën më një grup biznesesh që janë të interesuar për Ballkan por kanë pak njohuri për Kosovën.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, prezantoi interesimin e tregut kosovar në atë ekonomik, akademik dhe integrues si vend që ka nevojë ende për mbështetje dhe përvoja të mira siç është Zvicra dhe e mirëpriti gatishmërinë e institucioneve të Gjenevës për mbështetje të Kosovës.

Ai shtoi se delegacioni i jonë në këtu në Gjenevë po merr pjesë në Forumin 2018 pranë Organizatës Botërore të Tregtisë ku po takohemi me delegacione të vendeve të ndryshme anëtarë dhe jo anëtare të OBT-së me qëllim të promovimit të ekonomisë dhe potencialeve e Kosova ka për investime të huaja, por edhe infrastruktura ligjore e reformuar që rrit më shumë interesin e investitorëve të huaj në Kosovë.

Delegacioni i AKB-së mori pjesë në seancën e Parlamentit të Gjenevës ku u takua edhe me shumë deputet në mesi e tyre edhe deputetët shqiptar të këtij parlamenti të cilët po e mbështesin legjislacionin e Gjenevës me njohuri dhe me kërkesa të diasporës dhe qytetarëve të vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img