Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Gjermania që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka treguar, siç i ka quajtur ajo maltretime e mërgimtarëve nga Qeveria Kurti.
Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Maltretimi i mergimtarve nga Qeveria Kurti s’ka të ndalur.
1. Fillimisht mbylli Ministrinë e Diaspores
2. Mashtoi me pagesën e Kartonit të gjelbërt
3. Dhe tani përpelitjet për të drejten për tu paisur me dokomente identifikimi e dokumente udhetimi siç është leternjoftimi dhe pasaporta.
Qeverisë mashtruese dhe amatere po i bien maskat çdo ditë./Prishtinapress/