5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeverisë i kërkohet të mbështetë prodhuesit në këto momente

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është takuar sot me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me të cilin biseduan rreth gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Gjatë takimit u diskutuan efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktojë në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize.

Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdojë punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize.

Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit COVID-19.

Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img