2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria, Von Cramonit: Mos u përfshi në teori konspirative

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar eurodeputetes Viola von Cramon, e cila pretendon se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po e sulmojnë asistentin e saj serb, Gjorgje Bojoviq, i cili u kritikua së fundmi për një video, ku thotë se bëhen disa “gabime kur disa krime të kryera në Kosovë quhen gjenocid sepse ato nuk ishin gjenocid, por krime të luftës”.

Lidhur me këto sulme të pretenduara, Von Cramon, duke komentuar në një postim të ish-presidentes Atifete Jahjaga, kishte akuzuar ‘robotët’ e qeverisë që po i inicionin sulmet ndaj tij.

Me këtë rast, Kryeziu e mohoi këtë dyshim të eurodeputetes dhe i kërkoi asaj që të mos përfshihet në teori konspirative ndaj një qeverie demokratike.

“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin, duke sponsorizuar sulmuesit në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu në X.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img