Site icon PrishtinaPress

Qeveria ua ndal pagat arsimtarëve

Ministri Hekuran Murati ka thënë se sot nuk janë ekzekutuar pagat e shumicës së mësimdhënësve.

Ministri i Financave, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

“Sot është bëtë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave. Mirëpo meqenëse se përditësimi i listave të pagave nuk është arritur të bëhet me kohë për këto organizata buxhetore, ka qenë e pamundur që të procesohet edhe me pagat e tyre në ditën e sotme. Pra, janë procesuar vetëm për ato organizata buxhetore listat e të cilave janë përdituësuar”, ka thënë ai.

Exit mobile version