-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ua mësyn milionave të Trustit

Ligji për Fondet Pensionale do t’i nënshtrohet një procesi ndryshimesh në Kuvend, në funksion të qasjes sa më të madhe të Qeverisë në rreth 1.4 miliardë euro që Trusti i ka në menaxhim, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshimet e para, në parim, do të votohen të enjten nga ligjvënësit.
Në procedurë parlamentare – mes leximit të parë dhe atij të dytë të Projektligjit që përmban ndryshimet – synohet të hartohen amendamente që cenojnë kontributet pensionale, ka thënë një burim i gazetës.
“Gjatë shqyrtimit të Projektligjit në komisionet parlamentare, Qeveria do të shtyjë amendamente, në mënyrë që paratë e Trustit të investohen në Kosovë. Qeveria synon edhe ta rrisë buxhetin me këto para”, ka thënë ky burim.
Kabineti qeveritar e ka proceduar në Kuvend një projektligj që përmban disa ndryshime të Ligjit për Fondet Pensionale, por në to nuk shpërfaqen të këtilla synime të Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img