Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se takimi i kryeministrit Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillohet nga ora 16:35.
Sipas njoftimit, për këtë takim mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa ato nga takimi thuhet se do të shpërndahen për media nga Zyra për Komunikim me Publikun.
Para takimit me Kurtin, i pari i NATO-s do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku pas takimit do kenë konferencë të përbashkët për medie.