2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria thotë se Kurti në Bruksel prezantoi kapituj që duhet t’i përmbajë Korniza e Përgjithshme e Marrëveshjes

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media, është deklaruar lidhur me takimin që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Nga ekzekutivi kanë bërë të ditur se janë diskutuar dy tema. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes, ndërsa e dyta për çështjen aktuale politike e të sigurisë.

Sipas njoftimit, kryeministri ka thënë se marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohja reciproke të jetë në qendër. Ndërsa, ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”.

“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti falënderoi përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img