8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria tërheq vendimin për dhënien e statusit “Investitor Strategjik” kompanisë për pasuritë nëntokësore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka tërhequr vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për “Moxico Luma Kosova Mining L. L. C”.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria, në një njoftim zyrtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”” thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës i kishte dhënë statusin e Investitorit Strategjik subjektit investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, me projektin investues “VICIANUM MINING PROJECT”, në dhjetor të vitit 2020.

Kapitali i investimit strategjik ishte paraparë për një periudhë 5-vjeçare dhe investimi do të realizohej në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img