1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria s’u jep shpresa minatorëve për rroga, del me njoftim: Trepça ka operuar me humbje

Qeveria e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket zhvillimeve të fundit në Trepçë, duke thënë se ndërmarrja ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme, raporton Sinjali.

Përmes një njoftimi, thuhet se ulja e shpenzimeve dhe rritja e prodhimit është mënyra e vetme për “kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme”

“Në veçanti, Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrë për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Qeveria s’ka përmendur një datë se kur mund të ekzekutohen pagat e minatorëve të Trepçës, që kanë mbetur pa rroga qe dy muaj.

Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img