-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria shpreson në rikthimin e Listës Serbe, përjashtimi i vështirë

Ngrirja e posteve ministrore nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, ka bërë që përpjekjet për themelimin e Asociacionit të zhvendoset nga agjenda e Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Europian, shprehen zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Për më tepër në qeveri nuk kanë  ndonjë planë si duhet tejkaluar këtë situatë me përfaqësuesit serb, por  si të vetmen mundësi e shohin bindjen e Listës Serbe se pjesëmarrja në institucione është në dobi të të gjithëve.

“Me te ashtuquajturën ngrirje te pjesëmarrjes ne institucione Lista Serbe ka zhvendosur nga agjenda përpjekjen tonë  por edhe te BE -s për Asociacionin. Duam të besojmë se do të kuptohet drejtë, sa me shpejt aq me mire, se pjesëmarrja aktive në jetën institucionale, duke i respektuar parimet dhe ligjet mbi të cilat ndërtohet shteti ynë,  është premisë për çdo kënd, që bashkërisht ta forcojmë demokracinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë për lajmi.net, Faton Abdullahu, këshilltar për media i kryeministrit Isa Mustafa.

Lista Serbe që një kohë  ka ‘ngrirë’ postet ministrore në Qeverinë e Kosovës. ‘Rebelimi’ i përfaqësuesve serb ndodhi muaj më parë kur përveç në ekzekutiv ata për muaj të tërë bojkotuan edhe Kuvendin, ku si arsyetim kryesor kanë përmendur miratimin e ligjit për Trepçën.

Lista Serbe vazhdon edhe më tej të sjellë kokëçarje për Qeverinë, madje disa ditë pasi kryeministri Isa Mustafa, kishte emëruar në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirjana Jetviq, pas shkarkimit të Lubomir Mariq, ishte kërkuar edhe shkarkimi i ministres Jetviq.

E duke parë këtë sjellje të Listës Serbe, Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të përjashtojë nga koalicioni këtë parti. Një propozim i tillë ka ardhur nga deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo  ka thënë se në koalicion duhet të përfshihen deputetët e SLS-së të partisë së Sllobodan Petroviqit.

Por sipas Albert Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, zëvendësimi i Listës Serbe ndonëse ligjërisht është i mundur në rrethanat aktuale është vështirë i realizueshëm.

“Mandatari i qeverisë duhet të zhvilloj konsultime me pjesëtarët që përfaqësojnë komunitetin serb dhe të kërkoj një votim formal të shumicës së deputetëve që përfaqësojnë ata në Kuvend. Në këtë frymë do të duhet të bëhej edhe zëvendësimi i ministrave, në mënyrë që të mos i përfaqësoj ndonjë subjekt politik që nuk e ka përkrahjen e shumicës së atij komuniteti”.

“Përkundër kësaj, Kushtetuta qëndron e heshtur sa i përket zëvendësimit të ministrave, gjë që teknikisht edhe mund të bëhet një zëvendësim. Por, që Qeveria më pastaj nuk mund të llogaris në mbështetjen e tyre në Kuvend, gjë të cilën e ka shumë të nevojshme, si dhe mund të ketë një reagim më të madh si brenda komuniteti serb ashtu edhe nga ai ndërkombëtar, duke i marre parasysh këto rrethana, e shoh si te vështire një zëvendësim te Listës Serbe”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Lista Serbe ka paralajmëruar se nuk do të kthehen në qeveri, derisa të nisë punën ekipi punues për formimin e Asociacionit duke kërcënuar se nëse nuk nisë punën ky ekip do ta formojnë vetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img