Site icon PrishtinaPress

Qeveria shfuqizon edhe një vendim të Haradinajt, kësaj radhe për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që disa nga sekretarët e përgjithshëm që janë prekur nga riorganizmin i ministrive të kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi.

Derisa, Izedin Bytyqi është ricaktuar nga sekretari në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Sekretarët e përgjithshëm e prekur nga riorganizimi kalojnë në listën tepricë në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ky vendim ka prekur disa nga ministritë e kabinetit Kurti.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar edhe vendimin e mëhershëm ku ministrat dhe zëvendësministrat përfitojnë mjete financiare pas përfundimit të mandatit./kp/

Exit mobile version