7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria: Serbia posedon mijëra dronë iranianë, po shfaq në vazhdimësi sjellje agresive ndaj Republikës sonë

Serbia në vazhdimësi po shfaq sjellje agresive ndaj Republikës së Kosovës, specifikisht përgjatë kufirit.

Këtë e ka konfirmuar sot Qeveria e Kosovës përmes një kumtese, në të cilën njofton se për shkak të gjendjes së krijuar pas sulmit iranian në Izrael, mbrëmë pati mbledhje të Këshillit të Sigurisë, transmeton klankosova.tv.

”Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Tutje Qeveria bën të ditur se institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme.

Kjo edhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img