-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria serbe anulon të gjitha aktet e institucioneve të Kosovës, rreth Trepçës

Qeveria serbe ka miratuar një vendim për anulimin e të gjitha pasojave ligjore të veprimeve dhe institucioneve të institucioneve në Kosovë në lidhje me pozitën ligjore dhe faktike të Trepçës.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë një konference për media, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Një vendim të tillë kemi qenë të detyruar për të bërë, sepse ne duam që Trepça të vazhdojë të punojë”, është shprehur kryeministri serb.
Gjithsesi, sipas medieve serbe, ai ka thënë se çështja e Trepçës nuk kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak se një vendim i tillë sipas tij, nuk e ka kërcënuar paqen.
“Në Këshill të Sigurimit shkon nëse e rrezikon paqen. Mendoj se ky nuk është një rast i tillë. Vendimi i Prishtinës është një veprim i rrezikshëm, por nuk ka kërcënuar paqen”, ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img