Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet rreth 90 milionë euro në tre mujorin e tretë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin Llogaritë Qeveritare për tremujorin e tretë bënë të ditur se gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2023 ishin 705,5 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2022 ishin 615,9 milionë euro.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 26,0%); kontributet sociale dhe përfitimet (24,0%); konsumi i ndërmjetëm (15,0%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërsa, sipas ASK-së gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2023 ishin 723,9 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3 2022 ishin 697,5 milionë euro.