Qeveria e Kosovës ka publikuar fotografi nga pritja që kryeministri Albin Kurti u ka bërë në aeroport Kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe atij të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti u ka uruar mirëseardhje dy kryeministrave dhe i ka falenderuar për vizitën e tyre në Kosovë.
Kurti do të zhvillojë takim me Rutte dhe Bettel gjatë ditës, pas së cilit takim do të ketë edhe konferencë për media.
“Duke u uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem jashari”, Kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës. Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.