3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria publikon dokumente të Asociacionit të propozuar nga serbët: “Kali i Trojës”, përgatitja për ndarje të Kosovës!

Zv/kryeministri, Besnik Bislimi ka publikuar disa dokumente të Asociacionit të propozuar nga Beogradi zyrtar.

Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës.

“Non-paperi” i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtar, https://www.sanu.ac.rs/en/member/krestic-vasilije/) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë. Dokumenti i bashkangjitur do të tregojë si më poshtë:

a. Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për “Botën serbe” që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.

b. “Srpski svet” është evolucion i “Nacertanje” (https://researchgate.net/…/41119069_Ilija_Garasanin…) dhe duhet të shihet si “Nacertanje” e shekullit të 21-të.

c. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.

d. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Srpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më pas do të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së.

e. Kjo autonomi do të sjellë një situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu AKS-në si një “parazit” në territorin e Kosovës.

f. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon.

g. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar “Bota serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetar me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

h. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serb, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.

‘‘Non-paper’’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vet.

May be an image of blueprint and text
May be an image of text
May be an image of ticket stub and text
May be an image of text

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img