Site icon PrishtinaPress

Qeveria pritet të mblidhet sot në 16:00 për t’i miratuar masat tjera shtesë dhe orën policore

Qeveria e Kosovës, siç merr vesh Gazeta Express, pritet që të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejmë të masave të reja anti-COVID me qëllim të parandalimit të rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve. 

Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen sot.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, dje i ka thënë Gazetës Express, se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndërkohë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit. Dasmat ka tregaur për disa nga masat me të cilat kanë pasur dakordim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi. Këto janë disa nga masat që do të merren: Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit. Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejt”, kanë njoftuar nga Oda e Hotelierëve.

Exit mobile version