Site icon PrishtinaPress

Qeveria pretendon se e ka përmbushur njërin kusht, demarkacioni mund të votohet të enjten?

Ratifikimi i projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi pritet që të futet në rend ditë seancën e së enjtes në Kuvend.
Kështu bënë të ditur një burim i lajmi.net brenda Qeverisë. Sipas këtij burimi me arrestimin e një numri të madh të policëve të Kosovës që u bë të hënën, Qeveria po pretendon se ka dhënë sinjal të fuqishëm për përkushtimin e luftimit ndaj korrusponit.
Dhe tash synon që edhe demarkacionin si kusht për viza ta sjell sa më shpejtë në Kuvend. Lajmi.net nuk ka mundur ta konfirmojë zyrtarisht këtë lajm.

Ende nuk dihet se cilët deputetë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre sa i përket votimit të Demarkacionit, por lajmi.net ditë më parë raportoi për një takim në mes të Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmi.net nga burimet e saja kishte mësuar se ishte arritur pajtimi që AAK-ja ta votojë demarkacionin me disa ndryshime, por që në thelb nuk ndikojnë në tërësinë e marrëveshjes fillestare me Malin e Zi.

Kjo e fundit reagoi ndaj publikimit të këtij lajmi por nuk e mohohi takimin me Mustafën dhe Angelina Eichhorst ndërkaq theksuan se janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet.

Madje se çështja e Demarkacioni ka shumë gjasa që të futet në rend dite para vitit të ri e forcon edhe më shumë takimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa me homologun e tij malazez, që u bë më 11 dhjetor në Shkodër, për të cilin takim Mustafa pranoi se është diskutuar për Demarkacionin.
Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur Demarkacioni me Malin e Zi dështoi të ratifikohej në seancën e 1 shtatorit për shkak të mungesës së votave për ta kaluar atë.

Exit mobile version