Site icon PrishtinaPress

Qeveria për votimin e demarkacionit i var shpresat tek lista serbe

Shpresat e Qeverisë votimin e demarkacionit janë rritur me rikthimin e deputetëve serbë, e cila ka paralajmëruar se tani mund të arrihen 80 votat e nevojshme në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushti i fundit i vënë nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave.

Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë për Indeksonline se përfaqësuesit e listës serbe kanë konfirmuar votën e tyre pro ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ata kanë theksuar publikisht që janë të gatshëm që ta votojnë demarkacionin kështu që ne kur të takohemi me ta jemi të gatshëm të diskutojmë lidhur me këtë qështje edhe pse kjo ka qenë deklaratë publike e tyre”, ka thënë Gecaj.

Gjithashtu sipas tij do të ulet dhe të bisedohet edhe me partnerët e tjerë të koalicionit më të cilët duhet të uleni dhe të bisedojnë me ta se kur do të mund të dërgohet shënjimin e vijës kufitare në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

Exit mobile version