-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria për takimin Kurti-O’Brien: Nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim

Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë për media pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me zëvendëssekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James C. O’Brien.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është folur edhe për procesin e dialogut.

U fol dhe mbi procesin e dialogut, ku Kryeministri Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive, e dedikuar dhe angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në proces.”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka deklaruar që nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues“, thuhet më tej.

Tutje, Kurti theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO si objektiva kryesorë strategjik.

Gjithashtu, Kryeministri Kurti foli dhe mbi projektet ekzistuese e të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img