Site icon PrishtinaPress

Qeveria për strategjinë e KE-së: Presim lajme të mira!

Komisioni Evropian sot pritet të prezantojë Strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me Strategjinë e zgjerimit, Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat në Strategjinë e Komisionit Evropian do të marrin afat të qartë kalendarik.

Vendet me tjera me këtë rast do të sigurojnë vetëm perspektivën për integrim evropian, por pa afate të saktë kalendarike për pranim.

Ndërsa ditë më parë është bërë e ditur se Strategjia i referohet Kosovës vetëm në kontekstin e dialogut me Serbinë, si një pikë referimi për ‘Pranimi i Serbisë’.

Është pikërisht Presidenti i Këshillit Evropian, Jan Claude Junker i cili ka thënë sot se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosova nuk do të mund të bëhen pjesë e BE-së pa zgjidhur çështjet e kufijve.

Ndër të tjerash Juncker ka përmendur edhe nevojën e plotësimit të kushteve të cilat  janë vënë këtyre vendeve nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët janë shprehur të bindur se Kosova është e interesuar të përfundojë procesin e demarkacionit, proces ky i cili lidhet ngushtë me rrugën kosovare drejt Evropës.

“Kosova është tejet e interesuar të përfundojë procesin e demarkacionit. Por sa është e rëndësishme shpejtësia, edhe më e rëndësishme është saktësia”, ka thënë, Donjeta Gashi nga Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu sipas saj edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë nevojë që të mos kenë asnjë dilemë rreth pikës së ardhshme kufitare.

“Ne presim lajme të mira, por strategjinë mund ta komentojmë vetëm kur ajo merr karakter final edhe kur do të jetë publike”, ka përfunduar Gashi.

Ndërkohë duhet shtuar se krerët e institucioneve janë shprehur optimist lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian edhe pse ajo ende nuk është bërë publike.

Madje së fundi i pari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se Kosova meriton shumë, por perspektiva evropiane është e pandalshme.

Exit mobile version