2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria për propozimin e Escobarit: E kemi obligim sundimin e ligjit, s’është sot 30 tetori

Qeveria e Kosovës, ka reaguar pas propozimit të të dërguarit special të ShBA-së, Gabriel Escobar, që vendimi për targat të shtyhet edhe për 10 muaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për Klankosova.tv se qeveria e ka për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë e vendimet qeveritare.

“Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, është shprehur Kryeziu.

Tutje, ai tha se qeveria i kupton shqetësimet dhe brengat e Escobarit pasi sipas Kryeziut, siguria dhe paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës së fundit të Escobar në Kosovë, ai tha se i ka propozuar kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani shtyrjen e afatit për targa edhe për 10 muaj, por nuk kanë marrë ndonjë zotim.

Kujtojmë se afati për zbatimin e vendimeve për targa dhe dokumentet serbe është shtyrë më 31 korrik me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img