1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Qeveria për Komunat”, Kurti shkruan për rrugën e Kumanovës

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për rrugën Gjilan – Kumanovë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kumanovës”.

“Rruga e Kumanovës është rrugë me gjatës 5 kilometra e 245 metra. Ajo fillon në pjesën nga varrezat e Qytetit të Gjilanit deri në daljen e rrugës ekzistuese që shkon në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Rruga ka gjerësinë prej 7 metrave dhe 2 metra trotuare në dy anët e rrugës, në pjesën e banuar të qytetit të Gjilanit.

Përveç rrugës, aty do të ketë edhe Ndriçim publik me gjatësi prej 690 metra, kanalizim fekal prej 544 metrave e kanalizim atmosferik prej 1773 metrave”, thotë Kurti.

Kryeministri thekson se vlera e kontratës së rrugës kryesore me krahët e rrugëve lidhëse ka vlerën e mbi 2 milionë eurove.

“Qeveria për Komunat”, përfundon Kurti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img