1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria për draft-statutin e Asociacionit të publikuar mbrëmë: S’përkon me propozimin evropiano-amerikan

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se dokumenti që ka qarkulluar mbrëmë për sa i përket draft-statutit të Asociacionit, nuk është ai i cili e ka në dorë kryeministri Albin Kurti.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si ‘draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe’ absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu, transmeton KlanKosova.tv.

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka qarkulluar mbrëmë në media ndër të tjera thoshte se Asociacioni “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img