1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria pagoi 32 zyrtarë pa shkuar në punë, merret vendimi për të ardhmen e tyre

Mbi 135 mijë euro i kanë kushtuar shtetit, pagesat për 32 zyrtarë të komunitet serb pa shkuar fare ata në punë. Ministria e Arsimit nuk po arrin as të kontaktojë me ta, përveç tre prej tyre të cilët janë përgjigjur në telefonatat nga institucioni. 

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, zëvendësministri Dukagjin Pupovci tha se nga ky muaj do ua qesin pagat në zero. Ata kanë hyrë në listën e pagave pa ndjekur konkursin publik dhe kanë vetëm shkollim të mesëm.

Zëvendësministri para anëtarëve të komisionit ka treguar se kanë tentuar disa herë të kontaktojnë me këta 32 zyrtarë serbë, por që vetëm tre prej tyre janë përgjigjur.

“Vërtet kemi pasur shumë vështirësi, ne fillimisht kemi bërë përpjekje që të gjithë t’i kontaktojmë me telefona, vetëm tre janë paraqitur në numrat e telefonit që i kanë lënë. Për shumicën dërrmuese nuk kemi as informacione kontakti si duket dhe një veprim që kemi bërë është që në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Pastaj kur t’i kemi ata njerëz të shohim se si mund të menaxhohet situata e tyre. Përndryshe, ministria jonë ka gati më së shumti persona të tillë që janë kaluar prej njërës nga marrëveshjet prej të kaluarës dhe mund t’i angazhojmë ata për punë vetëm në pjesën veriore të Kosovës”, ka njoftuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img