0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria nxjerr një vendim të rëndësishëm në orët e vona

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 60-të të mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar vendimin për subvencionimin e energjisë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi sipas të cilit qeveria e Kosovës do të subvencionojë 90 milionë euro për rritjen e energjisë elektrike dhe jo 75 milionë sa ishte paralajmëruar më herët.

” Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët. Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ky është njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët. Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img