4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria nuk ngutet me Demarkacionin

Drejtuesit e koalicionit qeverisës e pranojnë se Kosova ka humbur shumë kohë me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, megjithatë thonë se nuk do të nguten për ta proceduar atë marrëveshje në Kuvend pa arritur konsensus me opozitën.
Analistët thonë se nuk mund të thuhet nëse problemi i demarkacionit do të përfundohet shpejt për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta në mes të pushtetit dhe opozitës, por edhe për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria nuk do të ngutet që ta procedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin pa arritur një marrëveshje me subjektet opozitare. Mustafa ka thënë se do t’i zhvillojë takimet me opozitarët në mënyrë që të arrihet konsensusi.
Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka thënë se ky takim ka gjasa që të mbahet edhe në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, shkruan sot Gazeta Zëri.
“Ne do të ulemi me opozitën, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose përmes formave të cilat i kemi siguruar ne deri më tani takimet ndoshta edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të QUNIT-it për çështjet që ndërlidhen edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që ne t’i bashkërendisim qëndrimet tona para se ta procedojmë në Kuvend edhe ky është shkaku që unë nuk po ngutem ta procedojë në Kuvend sepse dëshiroj që të shteren të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që pastaj Demarkacioni të jetë rrjedhojë ose si pasojë e një qëndrimi edhe pajtimi të përbashkët”, ka deklaruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img