1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria nuk ka kërkuar nga KFOR’i ta ndalë trenin

Askush nga Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit të Serbisë në Kosovë. Këtë e ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i KFOR’it, Maks Andre Barbacini

Kolonel Barbacini ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kërkesë për ndalimin e hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës, derisa Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ky tren duhet të ndalet.

“Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Qeveria për ndalimin e trenit. Detyrë e jona është ruajtja e paqen në vend”, ka thënë Kolonel Barbacini për Express.

Zëdhënësi i KFOR’it ka bërë të ditur se detyrë e tyre është ruajtja e paqes në vend, derisa ka shtuar se çështja e trenit fillimisht i takon institucioneve vendore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img