-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria nga sot s’mund të bëj asnjë pagesë buxhetore

Qeveria e Kosovës nga e premtja nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore, për shkak të mosmiratimit të projekt-buxhetit për vitin 2019.

Për të mundësuar ndarje nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore, nëse buxheti nuk është miratuar, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për REL se është bërë kërkesa në Kuvend për zgjatjen buxhetore, që të mos ketë ndërprerje të pagesave.

Propozim-vendimi i Qeverisë se Kosovës për këtë çështje do të shqyrtohet të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet edhe projekt-buxheti për vitin 2019.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Rafuna tha se kanë pasur të drejtë vetëm deri më 31 janar që të bëhet ndarja buxhetore dhe se tani janë duke pritur që në seancën e së shtunës të miratohet vendimi për lejimin e ndarjeve buxhetore ose të votohet projekt-buxheti 2019.

“Në fakt për sot nuk kemi asnjë pagesë në pritje. Në rast se votohet vendimi të shtunën, atëherë hyn në fuqi ditën e hënë dhe nuk paraqet asnjë pengesë në mënyrën e bërjes së pagesave. Ne, me kohë, kemi arritur t’i ekzekutojmë të premten të gjitha pagat për të gjithë shërbyesit që marrin nga buxheti i shtetit”, tha Rafuna.

Nëse nuk votohet vendimi, Rafuna tha se Ministria e Financave nuk mund të veprojë në mënyrë të kundërligjshme, pa e pasur autorizimin ose buxhetin e miratuar.

Kosova ka hyrë në vitin 2019 pa buxhetin e miratuar nga Kuvendi. Buxheti i Kosovës, sipas projektimit aktual, parashihet të jetë 2.3 miliardë euro dhe si i tillë është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img