Site icon PrishtinaPress

Qeveria nesër shqyrton nismën për lidhjen e marrëveshjes me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Republikës së Kosovës, nesër pritet të mbajë mbledhjen e radhës ku në rend ditë janë 18 pika, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

Po ashtu, nesër pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë në mes Kosovës dhe Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

Exit mobile version