0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve

Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus te komunitetet jo shumicë.

Kështu njoftoi Qeveria e vendit përmes një komunikate ku theksoi se Memorandumin e ka nënshkruar zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, duke u bërë e ditur se nëpërmjet kësaj synohet ngritja e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimi i ndërmarrjeve.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, potencohet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img