12.3 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

Qeveria në largim mbledh nesër kabinetin për emërime dhe shpronësime

Ndonëse ka hequr dorë zyrtarisht nga posti i kryeministrit, Albin Kurti po vazhdon të ushtrojë kompetenca qeverisëse sikur të ishte ende në mandat të plotë. Një mbledhje e radhës e Qeverisë në argimështë paralajmëruar për nesër, ku pritet të merren vendime të ndryshme – përfshirë emërime në borde publike dhe shpronësime të pronave.

Emërimi i bordesh, shpronësim pronash e rialokim i mjeteve buxhetore janë disa nga vendimet që priten të merren nesër, sipas dokumentit të siguruar nga Demokracia.com

Dorëheqja e Kurtit dhe ministrave të tij është dorëzuar gjatë ditës së sotme dhe tashmë ata figurojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse betimi ende nuk është bërë.

Rendi i ditës me 11 pikat e parapara:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ekstrakteve të Procesverbaleve dhe të Transkripteve të mbledhjeve 251 dhe 254 dhe ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve: 250, 252, 253, 255 dhe 256 elekfronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Shqyrtimi Propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike”Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Shi A”, Prizren (ZKM)

3, Shqyrtimi ikërkesës për huamarrje për N. P. “Telekomi i Kosovës Sh, subjekt i aprovimit nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT)

4, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rialokimin e mjeteve buxhetore në MinistTinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet dhe Aneks Marrëveshjet e

Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga MinistTi i MZhR-së dhe Kryetarët e Komunave (MZhR)

Shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës-2022-2026 (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit koordinues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin dhe Ujkun (MBPZhR)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Intervenues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin Ballkanik si dhe Ujkun (MBPZhR)

Shqyrtimi i kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në ndërmarrjet shoqërore ”NBI Suhareka” dhe “KB Malisheva” (MFPT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës në Komunën e Prizrenit dhe Malishevës (MMPHI)

10, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimin e shfrytëzuesit në ngastrat që ndodhen në Komunën e Junikut, në përputhje me mënyrën e shfrytëzimit, kohëzgjatjen dhe kompensimin e pyjeve clhe tokës pyjore (MKRS).

  1. Te ndryshme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img